Aktualitet

Aksident në Tiranë/ Makina përplas motorin, plagoset një person (FOTO)

Nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit, i cili është transportuar me ambulancë në spital.

19 Nëntor 2023, 20:48 Nga r.ll
Aksident në Tiranë/ Makina përplas motorin, plagoset një
foto nga vendngjarja

TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqytet, ku një makinë ka përplasur një motor. 

Nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit, i cili është transportuar me ambulancë në spital. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën "Hoxha Tahsim" në Tiranë. 

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit apo gjendja shëndetësore e të plagosurit. Policia ndodhet në vendngjarje ku po heton për zbardhjen e aksidentit.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në vendin e aksidentit, ku është bllokuar edhe qarkullimi për disa minuta. 

aksident ne tirane

Sondazh

Poll