Aktualitet

Atentat ndaj shqiptarit në Itali, 40-vjeçari qëllohet me armë teksa po udhëtonte me biçikletë (EMRI)

Shqiptari është i njohur për autoritetet, pasi më parë ka qenë i arrestuar si pjesë e një bandë grabitësish.

19 Nëntor 2023, 13:32 Nga A.B
Atentat ndaj shqiptarit në Itali, 40-vjeçari qëllohet me
Policia

ITALI- Plagoset me armë zjarri shqiptari, Ilir Kadiu në Itali. Mediat italiane raportojnë se ngjarja u regjistrua gjatë natës, në Acerra në komunën e Campanias, në një kohë kur shqiptar ishte duke udhëtuar me biçiklete.

Persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar atë më armë zjarri dhe më pas janë larguar. Ndërkohë 40-vjeçari shqiptar është transportuar në spital dhe mjekët kanë siguruar se ai nuk ka rrezik për jetën.

Shqiptari është i njohur për autoritetet, pasi më parë ka qenë i arrestuar si pjesë e një bandë grabitësish. Karabinierët po punojnë për rindërtimin e episodit, duke nisur nga vendi i plagosjes.

I plagosuri nuk ka dhënë shumë detaje për vendin ekzakt ku ka ndodhur plagosja, por thjesht ka deklaruar se ka qenë me biçikletë kur është qëlluar./Dosja.al

plagoset shqiptari ne itali itali ilir kadiu

Sondazh

Poll