Sport

Carragher e konsideron "të tepruar" sanksionin ndaj Evertonit: "Klubi po përdoret"

Ish-lojtari Manchester United kujton se dy vjet më pare, ‘Toffees’ punuan me Premier League për çështjet e “Fair Play”-it financiar

18 Nëntor 2023, 19:25 Nga DOSJA

Carragher e konsideron "të tepruar" sanksionin ndaj Evertonit:

ANGLI - Jamie Carragher e konsideron “të tepruar” sanksionin që Premier League aplikoi ndaj Evertonit dhe po pret të shohë nëse rregullat do të zbatohen edhe për klubet e tjera. 

‘Toffees’ u ndëshkuan me humbjen e 10 pikëve për thyerjen e rregullave të “Fair Play”-it financiar dhe ka nga ata që dyshojnë, se Manchester City dhe Chelsea mund të jenë të radhës.

“T’i zbresësh 10 pikë Evertonit është e tepërt dhe jo e drejtë, duke pasur parasysh se ata kanë punuar me Premier League për këtë çështje për dy vitet e fundit”,- shkroi në Twitter ish-futbollisti, tani komentues i televizionit, i njohur tashmë si ‘X’. 

"A do të kishte qenë më mirë që Evertoni të ishte evaziv dhe të përpiqej të zgjaste situatën, si klubet e tjera? Pa dyshim që klubet e zbritura do të duhet të bëjnë shumë presion në Premier League për t'u marrë me Evertonin, por kur të shihni se gjashtë klubet janë përpjekur të largohen nga Premier League dhe nuk ka pasur sanksione, kjo nuk duket e drejtë.

Derisa klubet e tjera të sanksionohen, Everton do të ndjejë se po përdoren për të treguar se nuk ka nevojë për një rregullator të pavarur dhe ata janë drejtë”,- shtoi ai.

Carragher i referohet Manchester City, Manchester United, Liverpool, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham, të cilët në vitin 2021 u përpoqën të largoheshin nga Premier League për t'u bashkuar me Superligën Evropiane, një projekt që përfundoi duke mos ecur përpara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll