Sport

Çmendet shqiptarët e Zvicrës, blejnë biletën në mbi 100 euro për të ndjekur Zvicër-Kosovë!

Interesimi padyshim se është i jashtëzakonshëm, teksa raportohet se biletat po shitën siç po kthehet në një traditë tashmë, edhe në tregun e zi.

18 Nëntor 2023, 18:36 Nga DOSJA
Çmendet shqiptarët e Zvicrës, blejnë biletën në

ZVICER - Kombëtarja e Kosovës do të luajë mbërmjen e sotme ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” do të takohen me Zvicrën në “St. Jakob-Park”, me ndeshjen që do të luhet nga ora 20:45. Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë për faktin edhe se shumë tifozë shqiptarë do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit.

Interesimi padyshim se është i jashtëzakonshëm, teksa raportohet se biletat po shitën siç po kthehet në një traditë tashmë, edhe në tregun e zi.

Një shitës biletash ka deklaruar se çmimi i një bilete në tregun e zi po shkon deri në 110 frangë, apo 113 euro. “Po, kam bileta. Kushton 110 frangë”, i tha “RTKLive” një shitësesh bileta në tregun e zi. Madje, ka edhe bileta që çmimi i tyre shkon edhe më larg.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll