Sport

Sergio Ramos kthehet në ‘hit’… ish-kapiteni nuk firmos një fanelë të Realit! Ja se pse…

Qendërmbrojtësi i Sevillas shpjegon imazhet pas stërvitjes: “Unë kisha nënshkruar gjashtë fanela të Real Madridit, më pas njerëzit i nxorrën ato në ankand”.

18 Nëntor 2023, 17:59 Nga DOSJA

Sergio Ramos kthehet në ‘hit’… ish-kapiteni nuk firmos

SPANJE - Sergio Ramos ishte protagonist gjatë gjithë javës, si për praninë dhe pjesëmarrjen e tij në ceremoninë “Latine Grammy”, të zhvilluar në kryeqytetin e Andaluzisë, ashtu edhe për një episod në stërvitjen e fundit të javës. 

Qendërmbrojtësi i Sevillas ndaloi makinën e tij në dalje të “Nervión Sports City” për të firmosur autografe dhe bluza, ndërkohë që refuzoi të nënshkruajë një fanelë të Real Madridit.

Kjo ka shkaktuar një bujë në rrjetet sociale, për atë që është komentuar si një mosrespekt nga ish-kapiteni i Real Madridit ndaj ish-klubit të tij. Dhe shpjegimi ishte më i thjeshtë, pasi Sergio Ramos ishte përgjegjës për të sqaruar: “Para atij momenti unë kisha nënshkruar tashmë rreth 6 fanela të Real Madridit. Dhe pastaj ka njerëz, që ato i nxjerrin në ankand, ose i shesin në internet…”.

Në këtë mënyrë Ramos dëshiron të shmangë çdo lloj polemike me ish-skuadrën e tij, me të cilën ka patur edhe një tjetër episod ditët e fundit. Ishte ditëlindja e djalit të tij Marcos, në tortën e të cilit u shfaq stema e Sevillas... por dhe e Real Madridit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll