18 Nëntor 2023, 19:20
Nga a.l
Sali Berisha
LUSHNJE- Kryedemokrati Sali Berisha shprehet se sot shqiptarët kanë rrogat më të ulëta, vota e tyre shkëmbehet, rrëmbehet dhe të drejtat e deputetëve shkelmohen në parlament dhe pluralizmi është asgjësuar. Në një takim me mbështetësit e tij në Lushnje, ndër të tjera Berisha tha se në rrafshin politik më e shëmtuar se çdo gjë tjetër është opozita e shitur.
Pjesë nga deklarata:
Edi Rama është një rrezik madhor sot, është rreziku më i madh për shqiptarët pas Enver Hoxhës. A do ta ulim ne kokën para këtij rreziku? Kurrë jo. Përkundrazi do të ngrihemi fuqishëm në një betejë pa kthim, në një betejë në emër të shpresës, të demokracisë, të së ardhmes. Në një betejë që ne do ta fitojmë.
Miqtë e mi!
Ne kemi parë qeverira, kemi jetuar në diktaturë, por në rrafshin politik më e shëmtuar se çdo gjë tjetër, qenka opozita e shitur, e kontrolluar.
Po ndalem në një moment. Pse unë sot jam këtu.
Unë kisha mbyllur kapitullin tim në 2013, jo aq zemërthyer.
Unë u përkas atyre se cilido që të jetë pushtetari, nuk duhet të qëndrojë shumë kohë të gjatë në pushtet. E kemi shumë të hidhur ne, historinë me pushtetarët e përjetshëm. E pamë se çfarë ishin.
U largova jo me ndonjë keqardhje të veçantë. Përkundrazi mendova se e kreva misionin tim, dhe së bashku me ju arritëm gjëra të mëdha. Arritëm para se gjithash të kemi një demokraci funksionale.
Në 100 vjetorin e Pavarësisë do të fliste Sekretarja e Shtetit dhe do të shprehej se cilido që do të shohë një demokraci në funksion, le të vijë në Shqipëri.
Njerëz pa traditë demokratike, njerëz që dilnin nga diktatura më e zezë, por njerëz me sensin e respektit për demokracinë, lirinë dhe idealet tona.
Krijuam një pluralizëm real, një ekonomi tregu me të cilën ne dolëm me lumenj djerse nga honet më të thella të varfërisë njerëzore, nga vendi i tretë më i varfër i planetit u renditëm në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.
Nga njerëzit më të varfër dolëm në krye të vendeve të Ballkanit për rrogat në vitin 2013.
U anëtarësuam në NATO. Kosova u bë e pavarur. U hoqën vizat.
Rrotacioni i vitit 2013 vinte pas rotacionit të vitit 2005. Pra çdo njeri duhet të besonte se demokracia po funksionon. Dhe kjo ishte arritja më e madhe.
Çfarë ndodhi këto 10 vite.
Sot shqiptarët kanë rrogat më të ulëta. Sot vota e tyre shkëmbehet, rrëmbehet. Sot të drejtat e deputetëve shkelmohen në parlament dhe pluralizmi është asgjësuar.
sali berisha
Politike
18 Nëntor 2023, 18:46
a.l
Sali Berisha
LUSHNJE- Kryedemokrati Sali Berisha shprehet se kryeministri Rama ka mbyllur çdo shteg për demokrat, pasi sipas tij u ka mohuar at...
Politike
18 Nëntor 2023, 18:41
a.l
Sali Berisha
LUSHNJE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me mbështetësit e tij në Lushnje. Ai...
Politike
18 Nëntor 2023, 17:45
a.l
Ilir Beqja
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ditën e hënë të...
Politike
18 Nëntor 2023, 16:06
h.k
TIRANË-Ilir Beqja, ish-Ministri i Shëndetësisë, i cili së fundmi mbante postin e Drejtorit të Agjencisë së Sekuestrimi...
Politike
18 Nëntor 2023, 15:20
h.k
Gazment Bardhi dhe Lindita Nikolla
TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka reaguar ditën e sotme n&e...
Politike
18 Nëntor 2023, 14:38
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme, SPAK ka zyrtarizuar hetimet ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj me mas&...
Politike
18 Nëntor 2023, 14:16
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Ilir Beqaj ka rënë dorëheqjen nga detyra e Drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit ...
Politike
18 Nëntor 2023, 14:00
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vendosur në masën e sigurisë ditën e...
Politike
18 Nëntor 2023, 12:49
I.A
Ilir Beqja
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur masë sigurie për ish-Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja. GJKKO ...
Politike
18 Nëntor 2023, 12:40
h.k
Sali Berisha
TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me qytetarët n&eum...