Politike

U anashkalua herën e parë, si i kërkonte GJKKO SPAK-ut të hetonte ish-Ministrin Beqaj për aferën e Sterilizimit

Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim nga SPAK, për koncesionin e Sterilizimit.

18 Nëntor 2023, 14:00 Nga I.A
U anashkalua herën e parë, si i kërkonte GJKKO SPAK-ut të
Ilir Beqaj

TIRANË- Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vendosur në masën e sigurisë ditën e sotme nga GJKKO për aferën e Sterilizimit. Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim nga SPAK, për koncesionin e Sterilizimit.

Por ishte GJKKO ajo që tre muaj më parë i kërkoi SPAK-ut që të shtrinte hetimet dhe ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish-ministrit të Financave Shkëlqim Cani, si dhe për katër komisionerëve të prokurimeve. Kjo pasi SPAK i mbylli hetimet vetëm mbi ish-zëvendës/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

Nga GJKKO janë vënë në pranga ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj në lidhje me koncesionin me vlerë 100 mln Euro të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale për të cilin hetimet kanë nisur që para 3 vitesh. Po ashtu janë lëshuar edhe 8 urdhër arreste të lëshuara për rastin me vendim gjykate (GJKKO), për ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë: 2 persona “arrest me burg”, 2 “arrest shtëpiak” dhe 4 “detyrim paraqitje”. Për 4 ish-zyrtarë është caktuar masa e “detyrim paraqitje”, përkatësisht për Naile Ajazin, Arben Gjatën (Rektor i Universitetit të Mjekësisë), Genc Burazerin dhe Pertef Mersinin. Të katërt akuzohen për “falsifikim dhe shpërdorim detyre”. 2 ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë u lanë në arrest shtëpie: Saimir Kadiu (drejtor ekonomik) dhe Marsela Serjanaj (drejtoreshë juridike).

ilir beqaj afera e sterilizimit

Sondazh

Poll