Politike

"Gjyqi publik kundër Edi Ramës"/ Berisha: Do të vazhdojë deri sa të ju dëshmoj se çfarë rreziku përfaqëson ai ndaj qytetarëve

Berisha i është përgjigjur pyetjes së qytetetarëve se sa do të vazhdojë ajo që e quan ish-Kryeministri "gjyqi publik" ndaj Edi Ramës. 

18 Nëntor 2023, 12:40 Nga h.k
"Gjyqi publik kundër Edi Ramës"/ Berisha: Do të
Sali Berisha

TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetin e tij social Facebook. Berisha i është përgjigjur pyetjes së qytetetarëve se sa do të vazhdojë ajo që e quan ish-Kryeministri "gjyqi publik" ndaj Edi Ramës. 

Don Muzaka: Z. Berisha, gjyqi publik kundër Edi Ramës sa do të vazhdojë ?


Sali Berisha: Gjyqi publik i Edi Ramës, i lidhur me sanksionet ndaj Sali Berishës dhe burgosjen politike të Jamarbër Malltezit, do të vazhdojë gjersa unë të paraqes para shqiptarëve, çdo fakt/dokument se Edi Rama dhe larot e tij, organizatë kriminale në organet e drejtësisë kanë kryer një krim të shëmtuar politik. Kanë akuzuar një njeri, i cili ka përfituar mes qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë nga procesi i privatizimit në përputhje me ligjin, 400 metra tokë të konfiskuar familjarëve të tij në 1946. E bëj këtë, jo për vete, ju garantoj, jo për Jamarbër Malltezin, absolutisht. E bëj për ju, si dëshmi se çfarë rreziku të madh përfaqëson Edi Rama me drejtësinë e tij që kontrollon sot totalisht dhe është i aftë të ndëshkojë cilindo prej jush në cilën do mënyrë që ai të dëshirojë. Kjo është shprehje më tipike e diktaturës së bandave që nuk njeh ligj, mora, por thjeshtë urdhrat e atij personi tepër të rrezikshëm për ju, që ka përqendruar të gjitha në duart e tij.

sali berisha arrestimi i jamarber malltezi

Sondazh

Poll