Politike

“Nikolla ka dhënë urdhër për rrethimin e Kuvendit”/ Bardhi publikon fotot: Asnjë gardist nuk pengon dot opozitën

Kreu i Grupit të PD-së akuzon Nikollën se ka dhënë urdhër ndaj Gardës së Republikës për të izoluar opozitën. 

18 Nëntor 2023, 15:20 Nga h.k
“Nikolla ka dhënë urdhër për rrethimin e
Gazment Bardhi dhe Lindita Nikolla

TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka reaguar ditën e sotme në lidhje me përpjekjen e gardës, sipas tij për të penguar opozitën. Bardhi ka publikuar një foto, e cila sipas tij dëshmon provën, e një përgatitje për të penguar opozitën në seancën e rradhës.

Kreu i Grupit të PD-së akuzon Nikollën se ka dhënë urdhër ndaj Gardës së Republikës për të izoluar opozitën. 

Sot jemi njohur me urdhrin e paligjshëm të Lindita Nikollës për të rrethuar të hënën sallën e seancave plenare me forcat speciale të Gardës së Republikës, duke shpallur kështu zyrtarisht shtetin personal autokrat të Edi Ramës. Siç shihet edhe në foton bashkëlidhur Garda e Republikës është urdhëruar të bëjë “provat” gjatë ditës së sotme sesi do të rrethojnë deputetët e opozitës gjatë seancës plenare të së hënës!

Duke dënuar me forcë këtë degradim të regjimit të Edi Ramës, duam të sigurojmë se nuk ka gardist e polic që mund të pengojë dhe intimidojë opozitën në misionin për të kthyer parlamentarizmin dhe për të mbrojtur të drejtat kushtetutese të opozitës.

Një Parlament, ku deputetët rrethohen nga forcat e sigurisë gjatë vendimmarrjes së tyre, nuk mund të jetë kurrë Parlamenti i një vendi demokratik, anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE. Është akt i paprecedent në 32 vite demokraci, shndërrimi i sallës së Kuvendit nga salla e përfaqësuesve të qytetarëve, në sallën e gardistëve qeveritar. Ky Parlament është turpi i Shqipërisë, njëlloj si qeverisja e korruptuar e Edi Ramës."-ka thënë Bardhi. 

gazment bardhi

Sondazh

Poll