Politike

Koncesioni i Sterilizimit, GJKKO cakton seancën për marrjen në pyetje të Ilir Beqajt

Beqja duhet që të paraqitet para ofecierit gjyqësor çdo të premte në orën 15:30 dhe i ndalohet që të udhëtojë jashtë Shqipërisë pa autorizim gjykate.

18 Nëntor 2023, 17:45 Nga a.l
Koncesioni i Sterilizimit, GJKKO cakton seancën për marrjen në
Ilir Beqja

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ditën e hënë të javës së ardhshme seancën për marrjen në pyetje të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj i akuzuar për “shpërdorim detyre” në lidhje me koncesionin e sterilizimit të instrumenteve mjekësore. Beqja duhet që të paraqitet para ofecierit gjyqësor çdo të premte në orën 15:30 dhe i ndalohet që të udhëtojë jashtë Shqipërisë pa autorizim gjykate.

"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 18.11.2023 ka paraqitur përpara Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personin hetim I.B. Bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale seanca gjyqësore për zhvillimin e seancës gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës dhe marrjen në pyetje të personit nën hetim I.B do të zhvillohet më datë 20.11.2023 ora 12:00", thuhet në njoftim. 

ilir beqja

Sondazh

Poll