Aktualitet

FOTOT/ U arrestua për trafik droge, djali i drejtorit socialist s’lë policët për t’i bërë kontroll, si iu gjet hashash

31 Tetor 2019, 16:11 Nga DOSJA
FOTOT/ U arrestua për trafik droge, djali i drejtorit socialist

LEZHË– Dy ditë më parë gjatë operacionit “Kreshta 2” është arrestuar djali i Drejtorit të Mjedisit Bardhok Frrokut, Xhuliano. 

22-vjeçari ka kundërshtuar Policinë, duke mos e lënë që të kontrollojë mjetin e tij në të cilin kishte 2.5 kilogram lëndë narkotike të llojit kanabis. Pas kundërshtimit të 22-vjeçarit ndaj efektivëve të Policisë kanë thirrur për ndihmë forca të tjera, të cilat kanë ndihmuar në neutralizmin e të riut duke kontrolluar më pas edhe mjetin.

Por Frroku nuk është treguar shumë i rezervuar për “punën” e tij në rrjetet sociale, duke shkruar për veten se është “spaqator”, fjalë që në italiasht (dhe pa theksin e vendosur) do të thotë shpërndarës drogë. 

 

 

Pasi futesh në profilin e tij në Facebook, i riu nga Lezha ekspozon pa asnjë problem orat e shtrenjta, gjedranët e trashë të floririt dhe makinën e tij tip “Mercedez Benz”. 

Edhe pse i ati është drejtor i rëndësishëm në Lezhë, ndërsa e ëma është punonjëse në degën e Thesarit, sërish Xhuliano ka zgjedhur që të bëjë një jetë luksi pa shumë lodhje siç është ajo e “spaqatorit.”

Deri më tani, përveç njoftimit për arrestimin e tij, nuk ka asnjë reagim nga Policia lidhur me masat që janë marrë për të riun, Xhuliano Frroku.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet xhuliano frroku bardhok frroku xhuliano frroku arrestohet xhuliano frroku bardhok frroku xhuliano frroku

Sondazh

Poll