Aktualitet

EMRI/ Arrestohet me hashash në makinë djali i drejtorit të PS në Lezhë, Xhuliano Frroku sherr me policët, po trafikonte dr

31 Tetor 2019, 15:54 Nga DOSJA
EMRI/ Arrestohet me hashash në makinë djali i drejtorit të PS

LEZHË– Djali i drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Mjedisit në Lezhë Bardhok Frrokut, Xhuliano është arrestuar nga Policia e Lezhës dy ditë më parë.

Policia nuk e ka bërë me dije identitetin e tij gjatë operacionit “Kreshta 2”, por Dosja.al ka mësuar se bëhet fjalë për Xhuliano Frrokun.

Mësohet se Frroku është pikasur si i dyshimtë nga patrulla e Policisë dhe i është bërë me shenjë që të ndalojë. Në momentin e ndalimit, 22-vjeçari kishte kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke mos i lejuar që të bënin kontroll në mjetin e tij.

Megjithatë Policia ka kryer kontrollin e automjetit dhe brenda tij ka gjetur 2.5 kg lëndë narkotike të llojit kanabis. Pavarësisht kundërshtimit të tij, Frroku është arrestuar dhe është shoqëruar në Komisariatin e Lezhës.

Frroku nuk është treguar shumë i rezervuar për “punën” e tij në rrjetet sociale, duke shkruar për veten se është “spaqator”, fjalë që në italiasht (dhe pa theksin e vendosur) do të thotë shpërndarës drogë. 

Pasi futesh në profilin e tij në Facebook, i riu nga Lezha ekspozon pa asnjë problem orat e shtrenjta, gjedranët e trashë të floririt dhe makinën e tij tip “Mercedez Benz”. 

 

 

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë penale, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe në bashkëpunim me qytetaret, ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Kreshta 2”.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë bllokimi i një automjeti tip Benz në vendin e quajtur “Rruga e Kallmetit”, Lezhë, i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike.

Në momentin e ndalimit, drejtuesi i automjetit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë me qëllim shmangien e kontrollit të automjetit, por është neutralizuar dhe Policia ka kryer kontrollin e automjetit .

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në pjesën e sendiljes se prapme është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 2.3 kg, e dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve proceduarale, Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin Xh. F., 22 vjeç, banues në Lezhë, si autor të veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet xhuliano frroku bardhok frroku lezhe arrestohet xhuliano frroku bardhok frroku lezhe

Sondazh

Poll