Aktualitet

Aksident në Durrës/ Automjeti përplas biçikletën, humb jetën 50-vjeçari 

Ndërkohë bëhet me dije se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat.

17 Nëntor 2023, 08:32 Nga r.ll
Aksident në Durrës/ Automjeti përplas biçikletën,
foto ilustruese

DURRËS- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në unazën e Shkozetit, ku një 32-vjeçar ka përplasur për vdekje me makinë një 50-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë. Viktima është identifikuar si Aleksandër Mërkuri. 

Ndërkohë bëhet me dije se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në unazën e Shkozetit, automjeti që drejtonte shtetasi A. G., 32 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit që humbi jetën.

aksident ne durres

Sondazh

Poll