Shokuese në Tiranë/ Digjet 2-vjeçarja me cigare, dyshohet të jetë dhunuar nga famijarët
Urgjenca e Pediatrise TIRANË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një vajzë 2-vjeçare ësht&eum...
Më pas ai tregon se ka me vështirësi ka dalë nga shtëpia dhe shkoi te banesa e vëllait.
FIER- Në shtëpinë e 54-vjeçarit Sokol Bajgora në Fier, kanë hyrë persona ende të paidentifikuar për të vjedhur, por kanë përfunduar duke dhunuar pronarin e banesës.
54-vjeçari i dhunuar ka rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja. Ai thotë se ishin tre persona të maskuar që hynë në shtëpi duke thyer xhamin e derës dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar që t’i jepnin paratë dhe më pas e kishin dhunuar duke i rënë me qytën e automatikut.
Më pas ai tregon se ka me vështirësi ka dalë nga shtëpia dhe shkoi te banesa e vëllait.
“Isha në gjumë kur dëgjoj një zhurmë. Mendova se ishte ndonjë mace që hyri dhe që ranë pjatat e bufesë. Ata i kishin rënë derës prapa shtëpisë, i thyejnë xhamin. Kur dal nga dhoma e gjumit, ata erdhën me një elektrik dhe me armë. Tre veta hynë brenda. Direkt thanë lekët. Thashë s’kam lekë.
Më goditën me qytë të automatikut. Më pas më vonë fut e bjer, iu thosha se s’kam lekë. Më kanë qëlluar pesë gjashtë herë në kokë me qytë në kokë. Donin të më lidhnin këmbë dhe duar. Isha i lyer në gjak. Bërtisja që të dëgjonin ndonjë. E kthyen shtëpinë përmbysur, dalin dhe ikin.
Pas disa minutash, krevatin dopio e kthyen dhe më lanë poshtë krevatit. Si duket iu interesonte që të mos ngrihesha. Zvarrë lëviza, nuk orientohesha dot sepse dritat ishin fikur. Isha vetëm në shtëpi. Mezi u orientova duke prekur murin dhe hap grilën, dola nga dritarja. Nga muri rrethues, dal dhe hidhem tek vëllai. S’e dija që vëllai ishte në punë. Më pas shkoi tek vëllai tjetër.”, u shpreh ai.
Urgjenca e Pediatrise TIRANË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një vajzë 2-vjeçare ësht&eum...
foto ilustruese MAQELLARË-Punëtori 35-vjeçar që humbi jetën sot në një subjekt që punonte me pllak...
Agim Ismailaj TIRANË-Agim Ismaili, drejtori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, është shkarkuar nga detyra...
foto ilustruese MAQELLARË-Një punëtor 35-vjeçar ka mbetur i vdekur ditën e sotme në Maqellarë, si pasojë e nj&eum...
Ilir Panda TIRANË-Ilir Panda zgjidhet zv/Kryetar i Gjykatës së Lartë Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykat&eu...
foto nga arrestimi TIRANË-Tre persona janë vënë në pranga në Tiranë, pasi ishin shpallur në kërkim nga autorit...
Guarda di Finanza ITALI-Një organizatë dedikuar trafikut të drogës, e përbërë nga shtetas italianë dhe shqiptar&eum...
Foto nga vendngjarja SARANDË-Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vijuar zbatimin e Planit të Monitorimit, me qëllim mbikëqyrjen e ...
Policia e Malit te ZI MAL I ZI-Policia kufitare e Malit të Zi tha se ka parandaluar kontrabandën e 18 kilogramëve kokainë në vend...
FIER-Në shtëpinë e 54-vjeçarit Sokol Bajgora, kanë hyrë persona ende të paidentifikuar për të vjedhur, por kan&...