Aktualitet

Hynë në banesë për të vjedhur, disa persona dhunojnë 54-vjeçarin në Fier

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa mësohet se 54-vjeçari po merr asistencë mjekësore në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën. 

16 Nëntor 2023, 15:14 Nga I.A

Hynë në banesë për të vjedhur, disa persona

FIER-Në shtëpinë e 54-vjeçarit Sokol Bajgora, kanë hyrë persona ende të paidentifikuar për të vjedhur, por kanë përfunduar duke dhunuar pronarin e banesës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa mësohet se 54-vjeçari po merr asistencë mjekësore në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën. 

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Baltëz, shtetas ende të paidentifikuar kanë hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit S. B., 54 vjeç, ku kanë ushtruar dhunë ndaj 54-vjeçarit dhe nuk kanë vjedhur asgjë.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi S. B. po merr asistencë mjekësore, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për rastin, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, disa shtetas që po merren në pyetje, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Gjithashtu, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili vijon punën intensive, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

sokol bajgora vjedhje ne fier

Sondazh

Poll