Aktualitet

Shkarkohet Agim Ismailaj i IKMT-së nga detyra, zëvendësohet nga një tjetër drejtor i administratës (EMRI)

Ai ka mbajtur për disa vite postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe do të mbahet mend si drejtuesi i parë që implementoi sistemin e izolimit të rreptë të të burgosurve me rrezikshmëri të lartë, “41 BIS”.

16 Nëntor 2023, 16:51 Nga h.k
Shkarkohet Agim Ismailaj i IKMT-së nga detyra, zëvendësohet nga
Agim Ismailaj

TIRANË-Agim Ismaili, drejtori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, është shkarkuar nga detyra, vetëm tetë muaj pasi u emërua, mëson ekskluzivisht newsbomb.al. Ismailit ju besua ky post pasi paraardhësja e tij Dallëndyshe Bici u emërua në krye të Kadastrës Shqiptare.

Ai ka mbajtur për disa vite postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe do të mbahet mend si drejtuesi i parë që implementoi sistemin e izolimit të rreptë të të burgosurve me rrezikshmëri të lartë, “41 BIS”.

Më herët, Agim Ismaili ka mbajtur dhe postin e drejtuesit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe atë të nëndrejtorit në Agjencinë kundër Pastrimit të Parave. Por puna në krye të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit ka zgjatur më pak se të tjerat për Agim Ismailin.

Ismailaj zevendësohet nga Ervin Hoxha që mbante postin e Drejtorit të Shërbimit të Provës. 

agim ismailaj

Sondazh

Poll