Aktualitet

Në kërkim nga Italia për trafik droge/ Arrestohen në Tiranë 3 persona, mes tyre një grua (EMRAT)

Gjatë këtij operacioni u kapën në vendin tonë, shtetasit shqiptarë Ardian Korriku, 54 vjeç, Jurgen Korriku, 27 vjeç dhe Etleva Adami 46 vjeç.

16 Nëntor 2023, 15:35 Nga r.ll
Në kërkim nga Italia për trafik droge/ Arrestohen në
foto nga arrestimi

TIRANË-Tre persona janë vënë në pranga në Tiranë, pasi ishin shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafik të lëndëve narkotike. 

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit "PUZZLE 2020", si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe GDF-së.

Gjatë këtij operacioni u kapën në vendin tonë, shtetasit shqiptarë Ardian Korriku, 54 vjeç, Jurgen Korriku, 27 vjeç dhe Etleva Adami 46 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Vijon në vendin tonë, operacioni policor ndërkombëtar antidrogë i koduar "PUZZLE 2020", si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe GDF-së.

Operacioni, me koordinimin e Zyrës së Interforcës italiane, në Shqipëri, pas hetimeve të kryera nga prokuroritë e Padovas dhe Venecias.

Kapen në Shqipëri dhe vihen në pranga 3 shtetas shqiptarë, të kërkuar ndërkombëtarisht në kuadër të këtij operacioni, për trafikim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë italiane dhe me GDF-në, për goditjen e grupeve/organizatave kriminale në fushën e narkotikëve, me veprimtari në të dy shtetet, ka vijuar në Shqipëri, operacioni policor ndërkombëtar antidrogë i koduar "PUZZLE 2020".

Gjatë këtij operacioni u kapën në vendin tonë, shtetasit shqiptarë A. K., 54 vjeç, J. K., 27 vjeç dhe E. A., 46 vjeç.

Për këta 3 shtetas është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në kuadër të një procedimi penal të Drejtorisë së Antimafias, së Distriktit të Venecias.

Vijojnë veprimet operacionale dhe procedurale në funksion të këtij operacioni.

ardian korriku jurgen korriku etleva adami

Sondazh

Poll