Aktualitet

Ilir Panda zgjidhet zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë

16 Nëntor 2023, 15:50 Nga h.k
Ilir Panda zgjidhet zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë
Ilir Panda

TIRANË-Ilir Panda zgjidhet zv/Kryetar i Gjykatës së Lartë

Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi më datë 16.11.2023 procedurën për zgjedhjen e Zëvendëskryetarit të kësaj Gjykate.

Referuar kërkesave të nenit 26, pika 3 të Ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në R.SH.” si dhe të vendimit Nr. 7, datë 21.12.2018 “Rregullore për miratimin e rregullave për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të gjykatave” të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas procesit të verifikimit të përmbushjes së kritereve ligjore për kandidaturën e paraqitur, në prani të gjyqtarëve dhe të ndihmësmagjistratëve të komanduar dhe me të drejtë vote, Mbledhja e Përgjithshme vijoi me kryerjen e procedurës së votimit.

Në përfundim, Z. Ilir Panda, rezultoi i zgjedhur me 25 vota, si zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë.

ilir panda gjykata e larte

Sondazh

Poll