Aktualitet

Vangjush Dako mbetet në paraburgim, lihet në fuqi masa e sigurisë

Dako u arrestua më 6 Qershor të 2023 meurdhë të SPAK nën akuzën për shpërdorim detyre.

16 Nëntor 2023, 14:38 Nga h.k
Vangjush Dako mbetet në paraburgim, lihet në fuqi masa e sigurisë
Vangjush Dako

TIRANË-Gjykata e Lartë ka refuzuar paraditen e sotme  rekursin e ish-Kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për masë më të butë sigurie, duke e lënë në fuqi masën e “arrestit me burg”. Dako u arrestua më 6 Qershor të 2023 meurdhë të SPAK nën akuzën për shpërdorim detyre. Janë dy raste për të cilat Dako akuzohet:

Rasti i parë ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr. 5, në qendër të Durrësit që u dëmtua nga tërmeti i 2019-ës. Pasi verifikime dyshohet se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit.

Rasti i dytë ka të bëjë me një kallëzim për tenderin e shëtitores, që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, dëmi llogaritej në 18 milionë lekë.

Dako ka bërë disa herë kërkesë në gjykatë për ndryshim të masës së sigurisë, përfshirë edhe Apelin dhe së fundmi edhe Gjykatën e Lartë, por dhe kjo e fundit ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm.

vangjush dako

Sondazh

Poll