Sport

"Ku është e keqja që Alisha luan futboll me grim... Te seksualiteti?

Futbollistja suedeze Vicki Blommé, nga C More, në një kompani nordike televizive me pagesë, mbron imazhin e ndërkombëtare zvicerane të Aston Villa, Alisha Lehmann, e kritikuar shumë gjatë (dhe para) Kupës së Botës

16 Nëntor 2023, 11:30 Nga DOSJA

"Ku është e keqja që Alisha luan futboll me grim... Te

ZVICER - Suedezja Vicki Blommé, nga C More, një kompani televizive me pagesë nordike, ka mbrojtur imazhin e ndërkombëtares zvicerane të Aston Villas, Alisha Lehmann, e cila ka marrë kritika të shumta, para dhe pas Kupës së Botës, për bërjen kaq të madhe të grimit, ndërsa luante futboll. Blommé nuk e kupton, ku qëndron e keqja…

"Po, ajo luan me seksualitetin e saj, por kjo nuk ndodh për herë të parë, këtë e kanë bërë meshkuj shumë kohë më parë. Shikoni Beckham dhe Cristiano Ronaldo. Unë mendoj se grimi dhe kujdesi personal, shihen ndryshe nëse një djalë i rregullon flokët,"- thotë ajo në podcastin "Soccer Sisters". 

"Ku është e keqja që Alisha luan futboll me grim... Te

"Shumë njerëz mendojnë se është kotësi, por është gjithashtu ndjenjë. Ndjenja e të ndjerit e sigurt dhe e fortë, ka diçka në këtë. Mendoj se është mire, që ne jemi të ndryshëm dhe që dukemi si të duam. Ju merrni pak vëmendjen larg futbollit, por kështu ndodhi edhe me Beckham-in”. 

“Nuk ka asgjë të keqe të luash futboll me grim, ne duhet të ndalojmë së fajësuari atë”.  Alisha Lehmann, 24 vjeç, është futbollistja me më shumë ndjekës në rrjetet sociale. Ajo arrin në 20 milionë njerëz dhe çdo publikim që bën vlen pothuajse 90 milionë euro, sipas Gracenote, një shërbim që ofron “Meta”  për të dhëna në muzikë, video dhe sporte dhe teknologji.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll