Aktualitet

Projekti Thumanë-Kashar/ Banorët dalin në protestë: Të na kompesohen pronat

Banorët shprehen se firma që ka kryer punimet nuk ka kompesuar banorët të cilët preken nga projekti.

16 Nëntor 2023, 11:41 Nga h.k
Projekti Thumanë-Kashar/ Banorët dalin në protestë: Të
Pamje nga punimet

THUMANË-Një protestë është zhvilluar ditën e sotme nga një grup banorësh kundër firmës Gener2, e cila po kryen punime në ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar. Banorët shprehen se firma që ka kryer punimet nuk ka kompesuar banorët të cilët preken nga projekti. Kundërshtimi i tyre nuk lidhet me ndërtimin e veprave publike por me faktin që disa biznese brenda aksit nuk kanë marrë kompesimin. 

Një tjetër fakt që kontestojnë banoret është dhe bllokimi i disa rrugëve rurale, duke bllokuar dhe kanalet kulluese, që do të ndikojnë në përmbytjen e fushave në tërë këtë zonë.

proteste thumane kashar

Sondazh

Poll