Aktualitet

DETAJE/ 26-vjeçarja shqiptare vdiq në fabrikën në Itali, hetimet: Makineria s'ishte çaktivizuar! Familjarët e morën vesh lajmin të fundit

Familjarët e viktimës kanë përjetuar troditje nga kjo ngjarje. Ka qenë kryebashkiaku i Pieve di Soligo, Stefano Soldan, ai që iu desh t'u konfirmonte lajmin e tmerrshëm, duke e hedhur familjen në errësirën e një tragjedie që i ktheu jetën përmbys, shkruajnë mediat e huaja. 

16 Nëntor 2023, 10:28 Nga a.l
DETAJE/ 26-vjeçarja shqiptare vdiq në fabrikën në Itali,
Anila Grishaj

ITALI- Aksidenti në të cilin humbi jetën dy ditë më parë 26-vjeçarja shqiptare Anila Grishaj në kompaninë ushqimore Bocòn në Pieve di Soligo, mund të jetë shkaktuar nga gabim njerëzor. Sipas burimeve hetimore,  mekanizmi që shkaktoi traumën fatale është aktivizuar pa dashje nga një koleg i viktimës, shkruajnë mediat italiane. 

Familjarët e viktimës kanë përjetuar troditje nga kjo ngjarje. Ka qenë kryebashkiaku i Pieve di Soligo, Stefano Soldan, ai që iu desh t'u konfirmonte lajmin e tmerrshëm, duke e hedhur familjen në errësirën e një tragjedie që i ktheu jetën përmbys, shkruajnë mediat e huaja. 

Lajmi për vdekjen e 26- vjeçares arriti në media para se të arrinte vetë familjarët, duke i detyruar ata të përballeshin me dramën publikisht para se ta përpunonin privatisht. Heshtja që mbuloi sheshin ku u mblodhën ishte preludi i një mbrëmjeje zie dhe dëshpërimi. Motra e viktimës kërkoi respekt për dhimbjen e familjes, një dhimbje që shtrihej përtej shtëpisë.

anila grishaj

Sondazh

Poll