Aktualitet

Mësuesi u pezullua nga puna pasi goditi bashkëmoshatarin e tyre, nxënësit në Lezhë në bojkot: Vendim i padrejtë

Ata shprehen se nuk do të vijojnë mësimin deri në rikthim të mësuesit të tyre.

16 Nëntor 2023, 10:08 Nga A.B
Mësuesi u pezullua nga puna pasi goditi bashkëmoshatarin e tyre,
Protesta

LEZHË- Ditën e sotme, nxënës të klasës së nëntë në shkollën “Kosova” të Lezhës kanë bojkotuar procesin mësimor, në shenjë proteste për pezullimit e profesorit të matematikës, pas një videoje të publikuar në rrjete sociale.

Nxënësit shprehen se largimi i tij është i padrejtë, pasi mësues Ramiz Bajrami ka rënë pre e një kurthi, duke u provokuar nga vetë nxënësi dhe për më tepër nxënësi nuk ka marrë asnjë dëmtim.

Ata shprehen se nuk do të vijojnë mësimin deri në rikthim të mësuesit të tyre./Dosja.al

proteste ne lezhe

Sondazh

Poll