Aktualitet

Kërkoi kthimin e telefonit dhe kompjuterëve, GJKKO rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit

Gjyqtarja Irena Gjoka ka lënë në fuqi “masën e sekuestros” për telefonin i cili është marrë si provë nga Prokuroria e Posaçme.  

16 Nëntor 2023, 10:35 Nga h.k
Kërkoi kthimin e telefonit dhe kompjuterëve, GJKKO rrëzon
Jamarber Malltezi

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën për kthimin e telefonit dhe kompjuterëve të Jamarbër Malltezi, dhëndrit të Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Telefoni ishte sekuestruar nga SPAK gjatë procesit të arrestimit. Gjyqtarja Irena Gjoka ka lënë në fuqi “masën e sekuestros” për telefonin i cili është marrë si provë nga Prokuroria e Posaçme.  

Kujtojmë se Jamarbër Malltezi është në akuzë për korrupsion dhe pastrimtë parave lidhur me çështjen e kompleksit “Partizani”. Ndaj Malltezit doli urdhër-arresti disa javë më parë, ku bashkë me të është marrë në akuzë por me “masën detyrim paraqitje” edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi./Dosja.al

 

 

jamarber malltezi

Sondazh

Poll