Aktualitet

Operacioni Tempulli/ 2 persona bien në pranga në Kuçovë për trafik drogë, sekuestrohen 20 mijë paund

Gjatë kontrollit policia ka sekuestruar 26 mijë paund, 3 milion lekë, elektroshkoj dhe 2 shkopinj metalik.

16 Nëntor 2023, 11:26 Nga h.k
Operacioni Tempulli/ 2 persona bien në pranga në Kuçovë
Paund

KUÇOVË-Në kuadër të operacionit “Tempulli” policia ka vendosur në pranga 23-vjeçarin Andrea Bizdani dhe 24-vjeçarin Florjan Kërkuta, të dy banues në Kuçovë.  Sipas policisë dy të rinjtë rezultojnë të jenë të implikuar në veprimtari kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në qytetin e Kuçovës.

Gjatë kontrollit policia ka sekuestruar 26 mijë paund, 3 milion lekë, elektroshkoj dhe 2 shkopinj metalik. Policia vijon hetimet për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Berat/Hetime proaktive dhe kontrolle në terren, në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët nga hetimet në kuadër të megaoperacionit, rezultojnë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Kuçovës.

Sekuestrohen 20 600 paund dhe 3 000 000 lekë, të dyshuar të përfituar nga veprimtaritë kriminale, si dhe një elektroshok dhe 2 shkopinj metalik.

Si rezultat i hetimeve intensive, të ndjekura me metoda proaktive, nga Policia dhe Prokuroria e qarkut Berat, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat vunë në pranga shtetasit A. B., 23 vjeç dhe F. K., 24 vjeç, të dy banues në Kuçovë.

Nga hetimet rezulton se këta 2 shtetas janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Kuçovës. Nga kontrollet, në banesën e shtetasit A. B. u gjetën 20 600 paund dhe 3 000 000 lekë të dyshuar të përfituar nga veprimtaritë kriminale, si dhe një elektroshok, ndërsa në banesën e shtetasit F. K., u gjetën 2 shkopinj metalik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

operacioni tempulli

Sondazh

Poll