Aktualitet

U kap me 18 pako kokainë në mjetin me targa franceze, arrestohet shqiptari në Mal të Zi (EMRI)

Policia ka kryer kontroll të detajuar pas procedurës së rregullt doganore të kontrollit të automjeteve dhe pasagjerëve, ku është gjetur një sasi droge kokainë. 

16 Nëntor 2023, 08:58 Nga a.l
U kap me 18 pako kokainë në mjetin me targa franceze, arrestohet
Mal i Zi

MAL I ZI- Një shqiptar është vënë në pranga nga policia e Malit të Zi pasi është kapur me drogë të llojit kokainë në mjetin e tij. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin nga Shkodra e identifikuar me emrin, Arvid Halili. Ai u kap në hyrje të Malit të Zi, me mjetin me targa franceze. Policia ka kryer kontroll të detajuar pas procedurës së rregullt doganore të kontrollit të automjeteve dhe pasagjerëve, ku është gjetur një sasi droge kokainë. 

“Një sasi e madhe droge është gjetur në një hapësirë të posaçme nën sediljen e shoferit dhe të pasagjerit, gjatë kontrollit të detajuar të veturës së pasagjerëve “BMë”, i cili është kryer nga doganierët dhe policia kufitare”, njofton dogana malazeze.

I riu është arrestuar ndërsa kokaina i është dorëzuar efektivëve të Departamentit të Antidrogës në Drejtorinë e Policisë. Paketimet janë të së njëjtës madhësi, peshë dhe formë, të ngjitura me shirit.

arrestohet shqiptari ne mal te zi

Sondazh

Poll