Politike

Shqipëria zgjidhet anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-së për 4 vite, Hasani: Lajm i shkëlqyer nga Parisi

Ndërkohë që i ka shprehur mirënjohjen ambasadores Besiana Kadare dhe stafit të MEPJ për punën e bërë.

15 Nëntor 2023, 21:48 Nga I.A
Shqipëria zgjidhet anëtare e Bordit Ekzekutiv të
Igli Hasani

TIRANË- Shqipëria është zgjedhur anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-së për 4 vite. Me anë të një postimi në Tëitter, hasani shkruan se këtë pozicion, vendi ynë do e mbaj për 4 vite. Ndërkohë që i ka shprehur mirënjohjen ambasadores Besiana Kadare dhe stafit të MEPJ për punën e bërë.

Postimi i Plotë: 

Një lajm i shkëlqyer vjen nga Parisi: Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027. Falenderojmë të gjitha shtetet anëtare që na besuan këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe presim të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë anëtarët e Bordit, në frymën e dialogut dhe konsensusit. Në një botë të ndarë nga kriza të shumta, ne kemi nevojë më shumë se kurrë të investojmë në paqe. Roli i UNESCO-s është më i domosdoshëm se kurrë. Mirënjohje ambasadores Besiana Kadare dhe stafit të MEPJ për punën e shkëlqyer.

igli hasani unesco

Sondazh

Poll