Politike

Vendimi i Strasburgut për 21 Janarin, Rama: Është krim shtetëror, nuk do mbetet pa u ndëshkuar

Po ashtu ai theksoi se 21 janari është nga ato krime, ku merr kuptim fjala drejtësia vonon por nuk harron.

15 Nëntor 2023, 16:37 Nga I.A
Vendimi i Strasburgut për 21 Janarin, Rama: Është krim
Edi Rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykatës së Strasburgut ditën e djeshme për vrasjet e 21 janarit. Në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së në Dibër, Rama u shpreh se vrasjet janë krim shtetëror dhe me urdhër të drejtëpërdrejtë nga qeveria. Po ashtu ai theksoi se 21 janari është nga ato krime, ku merr kuptim fjala, drejtësia vonon por nuk harron. Rama theksoi se çdokush do të marrë ndëshkimin që meriton për 4 vrasjet. 

"Gjykata e të drejtave të njeriut dje nxori vendimin duke praktikisht e rrëzuar të gjithë procesin farsë që është zhvilluar në Shqipëri për 21 janarin dhe duke nënvizuar atë që është më elementarja në trajtimin e asaj ngjarjeje dhe që do të ishte trajtuar pa diskutim ashtu siç e nënvizon sot GJDNJ nga çdo vend demokratik evropian ku drejtësia është e pavarur nga pushteti ekzekutiv, qeveria nuk ja mban dorën drejtësisë. Do ishte gjykuar zinxhiri i komandimit. Aty nuk është fjala se cili nga plumbat që dolën nga foletë e armëve vrau dhe cili nuk vrau. Aty janë qëlluar pafundësi plumbash ndaj protestuesve që nuk paraqisnin asnjë rrezik për askënd. Prandaj çështja është që si ka mundësi që pushkët e shtetit vranë qytetarët e këtij shteti dhe si ka mundësi që pasi u vranë qytetarët e këtij shteti me pushkët e shtetit ky vend nuk pa asnjë drejtësi, por pa vetëm një rivrasje të dytë, një poshtërim të familjeve që humbën njerëzit e tyre. Ky vendim i Strasburgut është mishërimi më konkret, më i freskët, i shprehjes drejtësia mund të vonojë, por nuk harron. 21 janari është një nga ato krime për të cilat mund të ndodhë që vonesa e drejtësisë mund të jetë më e gjatë sesa drejtësia e vonuar, por është një nga ato krime që kurrë nuk mbeten pa ndëshkuar, në cilindo moment sado vonë. Nuk është e mundur, sepse është një krim shtetëror, krim me urdhër drejtpërdrejtë qeverie. Ky vendim është një tjetër kulm në një rrugë të rre që  sapo është hapur për drejtësinë në Shqipëri”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll