Politike

"Marrëveshja është një aventurë që ka shqetësuar BE-në"/ Meta për refugjatët: Rama përdor pozitën për ndere personale

Sipas tij ardhja e refugjatëve cënon të drejtat kushtetuese të vendit dhe cënon sigurinë e qytetarëve.

15 Nëntor 2023, 14:34 Nga h.k
"Marrëveshja është një aventurë që ka
llir Meta

TIRANË-Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme në një konferencë për mediat në lidhje me marrëveshjen e refugjatëve. Meta e ka quajtur marrëveshjen një “aventurë të Kryeministrit Edi Rama për këmbim të ndereve personale”.

Nga ana tjetër sipas Metës, BE-ja dhe vetë Italia kanë përcjellë shqetësime  lidhur me problemet që  vinë nga zbatimi i marrëveshjes. Sipas tij ardhja e refugjatëve cënon të drejtat kushtetuese të vendit dhe cënon sigurinë e qytetarëve.

 "Lidhur me cështjen që ju ngritët përsa i takon marrëveshjes kryeministes së Italisë dhe Shqipërisë, besoj se është tërësisht një marrëveshje problematike. Tregon dhe njëherë që Edi Rama ofron pozitën e Kryeministrit në këmbim të favoreve personale. Një marrëveshje që bie në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Së dyti ështe e qartë që është një marrëveshje që krijon probleme të mëdha për të drejtat e njeriu dhe përsai i takon sigurisë. Nga ana tjetër ka sjellë një shqetësim në Itali dhe Bashkim Europian. Pra është një aventurë e rradhës dhe tregon se politika e jashtme e vendit, është në dorën e një njeriu që ka çbërë Kushtetutën dhe Parlamentin. Opozita do t’i qëndroj kushtetuesë dhe demokracisë së vendit."- ka thënë Meta lidhur me çështjen. 

ilir meta marreveshja e refugjateve

Sondazh

Poll