Politike

Hetimet parlamentare, Rama për Opozitën: Edhe sikur të kalojnë 7 penxhere nuk ka shans t'i bëjnë pa miratimin tonë

Po ashtu Rama ka ironizuar ngjitjen e deputetëve demokratë nga dritarja e Kuvendit, duke thënë se mendjen e kanë vetëm te 7 penxheret. 

15 Nëntor 2023, 17:22 Nga I.A
Hetimet parlamentare, Rama për Opozitën: Edhe sikur të
Edi Rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se opozita edhe sikur të kalojnë 7 penxhere nuk kanë për të bërë komisione hetimore. Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së në Dibër, Rama u shpreh se opozita ka të drejta për hetimet parlamentare, por që nuk duhet ta prekin Kushtetutën. Po ashtu Rama ka ironizuar ngjitjen e deputetëve demokratë nga dritarja e Kuvendit, duke thënë se mendjen e kanë vetëm te 7 penxheret. 

"Opozita ka të drejtë kushtetuese që të bëjë hetime parlamentare, por është e qartë që hetimet parlamentare të opozitës nuk duhet të prekin kushtetutën, nuk duhet ta tejkalojnë Kushtetutën. Për këtë gjykata Kushtetuese ka vendosur një kornizë të qartë, çfarë mund të behët dhe çfarë nuk mund të behët me këtë të drejtë. Ato që nuk bëhen me këtë të drejtë, jo nëpër penxhere, por sikur të arrijnë deri në tarracë dhe të kapërcejnë 7 penxheret nuk ka shans që ti bëjnë me miratimin tonë. Ne nuk humbasim kohë për këtë vend për të harxhuar kohën dhe për të gjetur mundësi  për ata të cilët qysh prej vitit 2013 kanë bërë të njëjtën gjë. Në 2013 fituam ne, nuk kaluan 2-3 muaj filluan avazin nuk njohim zgjedhjet. Në 2015 fituam përsëri, përsëri i njëjti avaz. Në 2017 u futën në çadër, për mos hyrë në zgjedhje, por në fakt u futën për të mos votuar vettingun.

Që kur kemi nxjerrë flamurin e reformës në drejtësi, a thua nxorën një flamur të kuq, a thua se janë dema të tërbuar. Nëse dikur ishin dema, tani e keni parasysh ca lloj… Në 2019 ikën fare! U zhdukën, morën malin dhe menduan që gjithë Shqipëri do ngjitej në mal dhe ti thoshte aman kthehuni se o ju o ne do hidhemi në greminë. Asnjëri nuk shkoi në majë të malit u kthyen vetë. Në 2021 e njëjta gjë. Pasi të gjithë së bashku thanë fituam, se ata fitojnë gjithmonë. Taksirati jonë është që ata fitojnë dhe ne qeverisim. Kështu është ndarë kjo punë, ata fitojnë ne qeverisim. Pasi ndodhi dhe ajo pastaj thanë të gjithë fituam, pastaj filluan të gjejnë kush e ka fajin që nuk fituan. Sot nuk dihet më ku e kanë kokën, ku i kanë këmbët, ku i kanë duar, ku e kanë trupin. Dihet vetëm ku e kanë mendjen. Mendjen e kanë te 7 penxheret”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll