Bota

31 Tetor 2019, 12:47 Nga DOSJA

JAPONI- Mediat e huaja kanë raportuar se është djegur “Notre Dame-i” japonez. Flakët kanë përfshirë fuqishëm kështjellën historike Shuri, duke e shkatërruar plotësisht atë.

Kjo kështjellë është një prej objekteve të Trashëgimisë Botërore të Unescos,  në ishullin jugor japonez të Okinavës.

Zjarri ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në pjesën qendrore të kështjellës, duke u përhapur me shpejtësi në ndërtesat e tjera e tjera përreth.

Nuk raportohet për njerëz të lënduar, ndërsa të gjithë banorët vendas janë evakuar për të qenë më të sigurt.

Kjo kështjellë me bazë e gjitha në dru, është ndërtuar 500 vjet më parë në kohën e Dinastisë  Ryukyu, dhe është konsideruar si thesari kombëtar i Japonisë.

Burimi: NIKKEI 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota japoni kështjella historike shuri shuri japoni kështjella historike shuri shuri

Sondazh

Poll