Bota

Fotot mahnitëse që morën çmime në “Siena International 2019”

31 Tetor 2019, 12:32 Nga DOSJA
Fotot mahnitëse që morën çmime në “Siena

Në vitin e tij të 5-të të krijimit “Siena International Photo Awards” është tashmë një nga konkurset fotografike më mbresëlënëse në botë. Fituesit e këtij viti përfshijnë nga gamë të gjerë lëndësh të ndryshme estetike. “Disa vite më parë filluam këtë aventurë për të lidhur një qytet unikalisht të bukur dhe historik si Siena me një festival fotografish”, shpjegon Luca Venturi, themeluese e Festivalit. “Në këto pesë vjet, projekti ynë është bërë nga viti në vit, një ngjarje e pritur dhe vlerësuar në të gjithë botën“, vijoi më tej ajo.

Çmimi më i lartë shkoi për një foto të shkrepur në Liberi nga fotografi britanik dhe vullnetari i Kryqit të Kuq Jonathan Banks. “Ky ishte një fëmijë që ishte rritur në luftë dhe kishtë arsye të fortë për t’u trembur nga ushtarët dhe armët e tyre. Ai donte të merrte topin, por syt i kishte të trembur nga ushtari”, tha fotografi./ marrë nga New Atlas

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota foto mahnitëse siena international festivan 2019 foto mahnitëse siena international festivan 2019

Sondazh

Poll