Bota

U bë multimiliarder brenda natës, kush është 24-vjeçari më i pasur se Donald Trump

31 Tetor 2019, 11:18 Nga DOSJA
U bë multimiliarder brenda natës, kush është

KINË- Një 24-vjeçar është bërë më i pasur se Donald Trump brennda një nate. Kjo pasi prindërit e tij i dhuruan atij disa aksione nga kompania e tyre farmaceutike, aksione të cilat arrinin vlerën e 3.8 miliardë dollarëve. Eric Tse u bë një “multi-miliarder” pasi themeluesi kompanisë “Sino Biophaceutik”, Tse Ping dhe gruaja e tij Cheng Cheung Ling i dhanë djalit të tyre një të pestën e biznesit. Sino gjithashtu e bëri djalin e tij Eric drejtor ekzekutiv dhe e bëri pjesë të komitetit të bordit ekzekutiv me një pagë vjetore prej 498.000 dollarësh .

Instagrami i Eric Tse është i mbushur me postimi nga jeta e tij luksoze. Në Instagram shihet i riu 24-vjeçar teksa pozon me superyllin e muzikës, Rihanna, supermodelen Bella Hadidi dhe legjendën e basketbollit kinez me 7 këmbë Yao Ming. Ai gjithashtu ka postuar foto me modelen e Victoria’s Secret, Lily Aldridge, princeshën e Monakos dhe Carla Brunin, ish-Zonja e parë e Francës. Pasuria e re e Eric e ka katapultuar atë në 550 njerëzit më të pasur në botë, sipas listës së fundit publikuar nga Forbes. Ai jo vetëm që kaloi pasurinë e Trump me 3.1 miliardë dollarë, por edhe themeluesit e Starbucks Howard Schultz me 3.5 miliardë dollarë. Eric Tse vlen shumë më tepër edhe se themeluesi i CEO i Snapchat’it, Evan Spigel, duke e kaluar pasurinë e tij me 2.1 miliardë dollarë.

Kush është Eric Tse, i riu që u bë miliarder brenda natës?

Stee lindi në Seattle dhe u shkollua në Pekin. Ai është diplomuar për Financë në shkollën Wharton të Universitetiti të Pensilvanisë. Ai vazhdoi të ndjekë një diplomë master në “Çështje Globale” në Universitetin Tsinghua të Pekinit./ marrë nga bloomberg.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump eric tse multimiliarder donald trump eric tse multimiliarder

Sondazh

Poll