Aktualitet

Vrasja e Nezir e Gentian Beqirit në Elbasan, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Ardian Çapjan e 5 të tjerët

Ndërsa bashkëpunëtori i drejtësisë, Ervis Bardhi u dënua me 15 vite burg.

15 Nëntor 2023, 15:18 Nga I.A
Vrasja e Nezir e Gentian Beqirit në Elbasan, Apeli i GJKKO lë në
Ardjan Çapja, Ervis Bardhi dhe viktimat Gentian dhe Nezir Beqiri

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme vendimin për Ardjan Çapjan de 5 të tjerë të akuzuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit. GJKKO ka vendosur burg për jetë për Ardjan Çapjan dhe Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun. Ndërkohë që Etjen Cani dhe Klajdi Dokoli u dënuan me nga nga 25 vite burg, po për këtë ngjarje. Ndërsa bashkëpunëtori i drejtësisë, Ervis Bardhi u dënua me 15 vite burg.

Për çfarë u akuzua Çapja?

Ardian Çapja, një emër i njohur në qytetin e Elbasanit për shkak të tre atentateve të cilave u ka shpëtuar dhe ngjarjeve ku është përfshirë, akuzohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit (babë e bir), ngjarje e ndodhur në vitin 2012. Gjatë prangosjes së tij u sekuestrua edhe një kallashnikov, pesë radio dhe uniforma policie. Për të njëjtin krim është shpallur në kërkim edhe Florenc Çapja, nipi i Ardianit. Në momentin që forcat RENEA kanë shkuar në shtëpina e Ardian Çapjas për ta arrestuar atë, brenda kanë gjetur edhe një person tjetër të shpallur në kërkim, Ardi Çekani. Emri i Çapjas doli nga dëshmia e të penduarit Ervis Bardhi.

Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit? 

Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”.

ardjan Çapja florenc Çapja olsi leku

Sondazh

Poll