Aktualitet

Dosja Metamorfoza/ Franca pranon kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Behar Bajrit

Bajri në Shqipëri kërkohet nga GJKKO-ja për dosjen Metamorfoza.

15 Nëntor 2023, 15:09 Nga I.A
Dosja Metamorfoza/ Franca pranon kërkesën e Shqipërisë
Behar Bajri

FRANCË- Franca ka pranuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Behar Bajrit. Bajri në Shqipëri kërkohet nga GJKKO-ja për dosjen Metamorfoza. Kërkesa e Shqipërisë është pranuar nga Gjykata Franceze dhe nisja e Bajrit pritet që të bëhet ditën e sotme. 

Bajri akuzohet si organizator i vrasjes së Gjin Boriçit për llogarit të të zhdukurit Ervis Martinaj, dyshohet edhe për sigurimin e personave për vrasjen e mbetur në tentativë të Kleanthi Musabelliut, për llogari të biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe porositës i vrasjeve që nuk u kryen asnjëherë të Dorian Dulit, Genc Tafilit dhe Ibrahim Licit.

behar bajri

Sondazh

Poll