Sport

DUKURIA / Arsène Wenger: “Ka shumë trajnerë të huaj në Ligue 1, nuk është e drejtë”

Arsène Wenger, i cili ka trajnuar në Angli mes viteve 1996 dhe 2018, beson se ka shumë teknikë të huaj këtë sezon në kampionatin francez.

15 Nëntor 2023, 12:30 Nga DOSJA
DUKURIA / Arsène Wenger: “Ka shumë trajnerë të huaj

FRANCE - Këtë sezon, jo më pak se nëntë klube, ose gjysma e lojtarëve të Ligue 1, kanë një teknik të huaj si trajner. Një trend, i cili u theksua fuqishëm jashtë sezonit, pasi pesë nga gjashtë klubet që ndryshuan trajner zgjodhën një shtetas të huaj (Luis Enrique në PSG, Marcelino në OM, Adi Hütter në Monaco, Francesco Farioli në Nice dhe Carles Martinez Novell në Toulouse).

Trajneri i Arsenalit mes viteve 1996 dhe 2018, Arsène Wenger (74 vjeç) ishte i shqetësuar për këtë ecuri, gjatë ditës kushtuar 50-vjetorit të stërvitjes franceze në Clairefontaine.

“Unë mendoj se proporcioni nuk është i duhuri për momentin, është paksa shumë i lartë në Francë. Që ka një pjesë të trajnerëve të huaj është normale, sepse ata sjellin ide të reja. Unë vetë kam qenë trajner jashtë vendit. Por tani që ka reciprocitet në njohjen e diplomave të trajnerit në Europë, nuk ka çfarë të bëhet për të frenuar këtë prirje. 

Ajo që dua të them mbi të gjitha është se e gjithë kjo nuk lidhet me cilësinë e trajnerëve (francezë), por me identitetin e pronarëve (klubit)”,- theksoi drejtori aktual i zhvillimit të futbollit në FIFA, duke iu referuar marrjes së investitorëve të huaj që nuk synojnë t'u drejtohen natyrshëm teknikëve francezë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll