Aktualitet

Në pronësi të firmës së ujit ‘Çika’, shkrumbohet gjatë natës furgoni në Vlorë! Digjen edhe disa makina të parkuara pranë tij

Paraprakisht dyshohet se nga flakët ka pësuar dëme edhe një automjet tjetër. Furgoni i djegur është në pronësi të një firme uji. 

15 Nëntor 2023, 08:08 Nga a.l
Në pronësi të firmës së ujit ‘Çika’,
Vlorë

VLORË- Një furgon është përfshirë nga flaket gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.00 të mesnatës. Policia ka rrethuar zonën  dhe ka nisur verifikimet për identifikimin e shkaqeve.

Paraprakisht dyshohet se nga flakët ka pësuar dëme edhe një automjet tjetër. Furgoni i djegur është në pronësi të një firme uji ‘Çika’, por ende nuk dihen shkaqet që mund të kenë çuar drejt zjarrëvënies. 

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes  orët e natës dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, si dhe identifikimin e autorit/ëve.

merr flake makina ne vlore

Sondazh

Poll