Aktualitet

Gjendet një pjesë trupi njeriu në Konispol, policia blindon vendngjarjen

Dyshohet se pjesët e trupit ndodheshin të groposura, por nuk ishin dekompozuar ende.

14 Nëntor 2023, 22:45 Nga I.A
Gjendet një pjesë trupi njeriu në Konispol, policia blindon
Policia

SARANDË- Pjesë të një trupi njeriu janë gjetur mbrëmjen e sotme në një fshat në Konispol. Mësohet se pjesët e trupit janë gjetur Xarrë në Bashkinë Konispol. Dyshohet se pjesët e trupit ndodheshin të groposura, por nuk ishin dekompozuar ende.

Pjesa e gjetur është dërguar morgun e qytetit në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore. Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

policia e sarandes gjenden pjese trupi ne xarre

Sondazh

Poll