Aktualitet

"Nuk e di se ku është Ruanda", i riu shqiptar në Britani nën frikën e deportimit: Erdha të fitoja para për mamanë në Shqipëri

Shqiptari, me emrin Meti, thotë se i shpëtoi për pak fluturimit për në Ruandë në qershor të këtij viti. Ai ishte vetëm disa hapa larg avionit, kur fluturimi u anulua në minutën e fundit.

14 Nëntor 2023, 22:26 Nga r.ll
"Nuk e di se ku është Ruanda", i riu shqiptar në
foto ilustruese

BRITANI- Një i ri shqiptar i cili po siguron jetesën si murator në kantiere në Britani, është në ankth dhe në pritje nëse do të dëbohet nga MB dhe të deportohet në Ruandë, edhe pse as nuk ja ka idenë se ku është ky shtet. 

“E di që emri im është në listën e Home Office për të fluturuar në Ruanda. Unë shqetësohem gjatë gjithë kohës nëse do të detyrohem të shkoj dhe të jetoj atje.", ka thënë 28-vjeçari shqiptar për Daily Mail.

Shqiptari, me emrin Meti, thotë se i shpëtoi për pak fluturimit për në Ruandë në qershor të këtij viti. Ai ishte vetëm disa hapa larg avionit, kur fluturimi u anulua në minutën e fundit.

“Dera ishte e hapur, duart i kisha të lidhura dhe po më mbanin dy roje sigurie. Më pas një zyrtar i emigracionit u shfaq dhe tha ‘nuk ka fluturime për sot’,” tregon shqiptari.

Ndërkohë të mërkurën, Gjykata Supreme britanike pritet të marrë vendimin final për çështjen e deportimeve drejt Ruandës.

“Jam i terrorizuar nga ajo që më pret. Avokatët më kanë thënë se nëse avioni niset, unë duhet të jem brenda. Më duket sikur po më trajtojnë si kavie,” thotë Meti.

Në mënyrë të pazakontë, Meti nuk ka kërkuar asgjë nga shteti britanik, edhe pse zyrtarisht është azilkërkues dhe mund të marrë strehim falas dhe një kompensim.

“Më mirë ta mbaj kokën ulur. Dua të fitoj para për t’i dërguar përsëri te mamaja ime e vet në Shqipëri. Ajo mbijeton duke shitur qumështin e dy lopëve tona. Nuk jam detyruar të vij këtu. E zgjodha sepse doja një jetë më të mirë. Nuk u trafikova dhe nuk e kam dëgjuar kurrë atë term derisa më pyetën këtu nëse kisha ardhur kundër vullnetit tim,” thotë Meti

“E dija se mund të fitoja deri dhjetë herë më shumë në Angli. Vendosa të largohem sepse shokët e mi kishin ikur tashmë në Europë ose në Britani. Nuk kishte mbetur pothuajse asnjë djalë i ri,” thotë ai, duke theksuar se nuk e kishte imagjinuar kurrë se mund të përfundonte në Afrikë.

shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll