Sport

Kardiologu zbulon se Raphael Dwamena e hoqi defibrilatorin në Zvicër: "Ai ndërroi jetë si rezultat i një vendimi personal"...

Sipas Antonio Asso, futbollisti ganez Raphael Dwamena, vendosi ta hiqte defibrilatorin dy vjet më parë

14 Nëntor 2023, 16:26 Nga DOSJA
Kardiologu zbulon se Raphael Dwamena e hoqi defibrilatorin në Zvicër:

SPANJE - Lajmi gjatë fundjavës, për vdekjen e futbollistit Raphael Dwamena, 28-vjeç, gjatë ndeshjes së Egnatia ndaj Partizanit në Rrogozhinë të Shqipërisë, tronditi botën dhe tashmë dihen fakte edhe më befasuese për vdekjen tragjike të ndërkombëtarit ganez. 

Më konkretisht, për shkak të vendimit të pasuksesshëm të lojtarit, i cili pavarësisht se kishte probleme të rregullta me zemrën (tashmë ishte rrëzuar në fushë disa herë në të kaluarën), së fundmi vendosi të hiqte defibrilatorin që kishte vendosur dhe që e mbante të sigurt nga problemet e zemrës që ai vunate.

Zbulimi është bërë nga Antonio Asso, kardiologu që e shoqëroi dhe që ishte përgjegjës për vendosjen e pajisjes së defibrilatorit në vitin 2019, në një letër të hapur drejtuar gazetës ‘El Heraldo’. Në të, mjeku specialist tregon se si është takuar me lojtarin, i cili në atë kohë luante për Saragoza dhe detajon se si e ka marrë vesh vendimin për heqjen e pajisjes, pavarësisht rrezikut që merrte.

"Raphaeli ishte një djalë i mrekullueshëm, fisnik dhe i pastër, pa pamjen e një ylli. Ai e vendosi gjithë besimin tek ne. Pas vendosjes së defibrilatorit, ai u largua nga Spanja. Ndonjëherë më kërkonte këshilla specifike, të cilave i përgjigjesha me dëshirë, edhe sikur të kisha idenë se ai nuk po i kushtonte vëmendje. Ai ishte i përkushtuar të ndiqte karrierën e tij profesionale mbi gjithçka tjetër dhe unë përfundova duke humbur shpresën për të pasur ndonjë ndikim në vendimet e tij.

Dy vjet më parë më thanë se defibrilatori i kishte shpëtuar jetën pas një aritmie malinje që u trajtua në mënyrë korrekte automatikisht nga aparati. Më vonë humbëm kontaktin. Para nje viti nëpërmjet shtypit mora vesh që ai kishte kërkuar heqjen e defibrilatorit që kishim vendosur dhe s e kishte hequr besoj ne Zvicër.

Vendimi i tij ishte i parevokueshëm dhe të gjithë përgjegjësinë e vendosi mbi vete dhe vullnetin e tij mbi Zotin që besonte. Që nga ai moment kuptova se do të ndodhte një tragjedi, e cila të shtunën përfundoi duke u konsumuar në një fushë në Shqipëri. Vdiq si pasojë e një vendimi personal të respektueshëm, por do të ishte ende gjallë nëse nuk do të hiqte defibrilatorin”,- shkruan kardiologu, i cili e përfundon letrën e tij me një mesazh të qartë.

“Ndonjëherë lajmet janë konfuze dhe ia vlen për të sqaruar situatën për mijëra pacientë që përdorin një defibrilator dhe besojnë në sigurinë që ai u jep. Një person nuk vdiq me një defibrilator, por dikush që nuk kishte një të tillë. U prefsh në paqe Raphael Dwamena."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KFEgnatia (@egnatia.al)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll