Sport

Mahrez flet për largimin nga Man.City: "Më mungonte diçka, tani në Arabinë Saudite mund ta mbroj më mirë familjen time"...

Në një intervistë për 'L'Équipe', algjeriani tha se vitin e kaluar ndjeu se ai e kishte humbur rendësinë në skuadrën e Guardiolës.

14 Nëntor 2023, 15:56 Nga DOSJA
Mahrez flet për largimin nga Man.City: "Më mungonte diçka,

ARABIA SAUDITE - Riyad Mahrez ka komentuar këtë të hënë për transferimin e tij nga Manchester City te Al Ahli. Në një intervistë për gazetën franceze 'L'Équipe', ndërkombëtari algjerian deklaroi se ndjente se kishte humbur epërsinë në skuadrën e “Qytetarëve”, duke dhënë si shembull faktin që nuk luajti në gjysmëfinale apo në finalen e Champions League, që anglezët fituan sezonin e kaluar. 

Pavarësisht se kishte miratimin e Txiki Beguiristain, drejtorit të futbollit të “Qytetarëve” dhe trajnerit Pep Guardiola, që ai të qëndronte në klub, anësori vendosi të ndryshojë kursin e karrierës së tij dhe të fillojë aventurën e tij në futbollin saudit, ku thotë se ndjehet më shumë rehat për të "mbrojtur" familjen e tij.

“Më kishin mbetur edhe dy vite nga kontrata ime me Manchester Cityn dhe ishte e mundur të vazhdoja, por vendosa të largohesha. Ndjeva se ishte një mundësi, që nuk do të vinte më. Ndoshta ishte koha e duhur për t'u larguar, sepse unë kalova pesë vite te City dhe fitova gjithçka, por, të them të drejtën, kam ende ndjenjën se po më mungon diçka në karrierën time”,- filloi ai duke thënë:

“Në Champions League nuk kam luajtur gjysmëfinalen apo finalen, pasi kam qenë titullar në sezonet e mëparshme dhe kam qenë gjithmonë me ndikim në skuadër. Ndjeva se misioni im nuk ishte kryer. Mora një ofertë për të kaluar katër vjet në Arabinë Saudite, një vend mysliman dhe ku sigurisht mund të mbroj familjen time, pavarësisht se Txiki Beguiristain dhe Pep Guardiola thanë se donin që unë të vazhdoja”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll