Aktualitet

“Ka tentuar të më asgjesojë”/ Deklarata e ish-Prokurorit: Kam qenë shënjestër e Dritan Rexhepit

Shkak për këtë rrezik kanë qenë dosjet që ai kishte në Gjykatën e Vlorës.

13 Nëntor 2023, 22:38 Nga I.A
“Ka tentuar të më asgjesojë”/ Deklarata e
Eugen Beçi

TIRANË- Ish-Prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beçi ka deklaruar se ai ka qenë shënjestër e Dritan Rexhepit. I ftuar në emisionin “Open” në Neës24, Beçi theksoi se është parandaluar tentativa për asgjësimin fizik të tij nga Dritan Rexhepi dhe grupi i tij. Shkak për këtë rrezik kanë qenë dosjet që ai kishte në Gjykatën e Vlorës.

"Ka qenë një shënjestër, është kryer një hetim nga policia e shtetit. Është parandaluar dy herë tentativa që është tentuar nga ai grup karshi meje, tentativë për asgjësim për shkak të dosjeve që unë kisha në hetim dhe gjykim në qytetin e Vlorës. Ky ka pasur disa tentativa vrasje që në prokurorinë dhe gjykatën e Vlorës i kemi gjykuar dhe dënuar. Ka mundur të dalë. Është një personazh që është arratisur nga tre vende. Mesazhe dhe kërcënime personale jo, por pati një tentativë që u parandalua në kohë nga policia," tha Beçi.

eugen beçi dritan rexhepi

Sondazh

Poll