Politike

Sherr te “Ligjet”/ Murrizi kërkon festë kombëtare për Kongresin e Lushnjes, kundërshton Hyseni. Manja përplaset me Alimadhin, i heq mikrofonin

Sherr te “Ligjet”, shkak Festat Zyrtare. Debatet mes Myslim Murrzit, Alket Hysenit, Adriatik Alimadhit dhe Ulsi Manjës. Murrizi ka kërkuar që data kur është mbledhur Kongresi i Lushnjes të shpallet festë Kombëtare.
Featured image of article: Sherr te “Ligjet”/ Murrizi kërkon festë kombëtare për Kongresin e Lushnjes, kundërshton Hyseni. Manja përplaset me Alimadhin, i heq mikrofonin Foto nga Komisoni i Ligjeve

Tiranë- Mblidhet Komisioni i Çështjet Ligjore ku po bëhen diskutime për Festat Zyrtare.  Deputeti Myslim Murrizi ka kërkuar që data kur është mbledhur Kongresi i Lushnjes të shpallet festë Kombëtare siç është 28 nëntori apo festat e tjera. Ai ka kërkuar që 21 janari të shpallet Festë Zyrtare.

Menjëherë filluan debatet mes tij, Alket Hysenit, Adriatik Alimadhit dhe Ulsi Manjës.  Alket Hyseni ishte i pari i cili u shpreh se edhe një festë tjetër zyrtare rëndon buxhetin e shtetit.

Propozimi për të shpallur 21 janarin si festë zyrtare ka qenë një nismë më e hershme. Kongresi i Lushnjës është një moment me rendësi në histori. Çdo vend ka një numër limit të festave zyrtare. Kemi 14 festa, më shumë se çdo vend i rajonit. Përcaktimi i festës, ditë pushimi për institucionet shoqërohet me efekte financiare. Një dite tjetër feste zyrtare rëndon buxhetin”, u shpreh ai.  Por Murrizi theksoi se 1 ditë festë më shumë, kushton shumë më pak se një PPP që jep qeveria.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vijim të mbledhjes nuk mungoi edhe një përplasje mes Adritaik Alimadhit dhe Ulsi Manjës, pasi deputeti e quajti PS si parti kriminale.Menjëherë Manja i hoqi fjalën dhe tha që të respektojë etikën.

J.V/Dosja.al

 

  • 12:48

    Plas sherri të Ligjet, Murrizi kërkon festë kombëtare për Kongresin e Lushnjes, Hyseni: Skemi aq lekë, na rëndon buxhetin

    Alket Hyseni dhe Myslim Murrizi

    Deputeti Myslim Murrizi ka kërkuar që data kur është mbledhur Kongresi i Lushnjes të shpallet festë Kombëtare siç është 28 nëntori apo festat e tjera.

    Kjo gjë ka bërë që të hapet debat në Komisionin e Ligjeve, ku po shqyrtohet projektligji për festat zyrtare.

    Deputeti socialist Alket Hyseni iu përgjigj Murrizit duket e vlerësuar Kongresin e Lushnjes, por që sipas tij rëndon buxhetin pasi nuk ka aq shumë para.

    Debati i plotë

    Myslim Murrizi: Dua që 21 janari të shpallet festë kombëtare. Për rëndësinë që ka kjo datë duhet të shpallet festë kombëtare ashtu siç është 28 nëntori apo festat e tjera.

    Alket Hyseni: Propozimi për të shpallur 21 janarin si festë zyrtare ka qenë një nismë më e hershme. Kongresi i Lushnjës është një moment me rendësi në histori. Çdo vend ka një numër limit të festave zyrtare. Kemi 14 festa, më shumë se çdo vend i rajonit. Përcaktimi i festës, ditë pushimi për institucionet shoqërohet me efekte financiare. Një dite tjetër feste zyrtare rëndon buxhetin

    Myslim Murrizi: Kjo është një kërkesë që më ka ardhur nga 41 anëtarë të këshillit bashkiak të Lushnjës. Ata që kanë shkruar 5 libra e barazojnë një më një me 28 nëntorin. Asnjë festë zyrtare nuk e ka rëndësinë e Kongresit të Lushnjës…

    Më 21 janar në vitin 1920 u Mblodh Kongresi i Lushnjës në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë.

  • 12:48

    Debate te “Ligjet”/ Manja përplaset me Alimadhin, i heq të drejtën e fjalës: Hiqe atë kriminale…

    Mblidhet Komisioni i Çështjet Ligjore ku po bëhen diskutime për Festat Zyrtare. Debate mes Myslim Murrizit, Alket Hysenit, Adriatik Alimadhit dhe Ulsi Manjës. Deputeti Murrizi kërkoi që 21 Janari, të shpallej festë kombëtare në nderim të Kongresit të Lushnjes. Kjo u kundërshtua nga Alket Hyseni.

    DEBATI:

    Murrizi:Kongresi i Lushnjes duhet të jetë Festë Zyrtare, pasi ka qenë me rëndësi të madhe për vendin. Kërkesa i është dërguar Kreut të Kuvendit, kryeministrit, si dhe presidentit. Kongresi i Lushnjes është viti i parë i Parlamentarizmit, është festuar për 17 vite me radhë, deri në 1939. Në diktaturë 21 janari u zëvendësua me 11 janarin, 1 ditë festë më shumë, kushton shumë më pak se një PPP që jepni ju. Përveç 28 Nëntorit, asnjë festë s’ka rëndësinë e 21 janarit. Ky duhet të ishte një nga propozimet e bëra që në Kuvendin e parë pluralist.

    Alket Hyseni: Kemi më shumë shumë festa zyrtare se çdo vend në rajon. Na rëndon buxhetin.

    Adriatik Alimadhi- Partia Socialiste kriminale….

    Ulsi Manja– Të lutem zoti Alimadhi respekto etikën, kemi 800 mijë persona që na kanë votuar.

    Adriatik Alimadhi: Pse u preke?

    Ulsi Manja– Atë fjalën kriminale hiqe të lutem.

    Adriatik Alimadhi- Shoku shkon më shumë ju, jo ballist për mua.

    Ulsi Manja- Nuk ta jap të drejtën e fjalës. Harroje.

Shto Koment