Sport

Osimhen dhe 'Jo'-ja e tij për ligën saudite: "Sa më shumë thoshe ‘Jo’, aq më shumë ata e ngrinin ofertën"

Sulmuesi nigerian i Napolit ka folur për ofertën, që ka marrë nga Arabia Saudite

13 Nëntor 2023, 15:38 Nga DOSJA
Osimhen dhe 'Jo'-ja e tij për ligën saudite: "Sa

ITALI - Refuzimi i një oferte maxi nga Arabia Saudite është i mundur. Sulmuesi nigerian, Victor Osimhen, ylli i Napolit dhe i teti në “Topin e Artë” të vitit 2023, më në fund ka zbuluar se çfarë ndodhi në verë... kur interesimi i fortë i Al-Hilal erdhi nga Arabia Saudite.

"Ajo që u tha është e vërtetë. Por duhet të jem i sinqertë, kurrë nuk kam menduar të largohem verën e kaluar sepse Napoli donte të më mbante, por kur oferta erdhi nga Arabia Saudite, një ofertë e madhe, ishte e vështirë ta refuzoja. Unë fola me Napolin dhe vendosa të qëndroj”,- deklaroi ai në një ndërhyrje në ‘Obi One Podcast’, podkasti i ish-futbollistit nigerian John Obi Mikel.

"Ishte çmenduri... Sa më shumë që thosha ‘Jo’, aq më shumë ata e shtonin ofertën financiare. Do të më ndryshonte jetën dhe ata nuk u dorëzuan kurrë. Por unë thashë: "Jo djema, unë do të qëndroj". Dua të vazhdoj të luaj në Evropë tani? Sigurisht”,- shton sulmuesi, i cili tashmë është i dëmtuar që nga pushimi i fundit ndërkombëtar.

Nga ana tjetër, Osimhen nuk i vjen keq për vendimin e marrë: "Ishte një vendim pozitiv për karrierën time. Edhe pse futbolli luhet edhe për para, ka edhe shumë më tepër".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll