Sport

Tuchel e dëshiron Mbappen te Bayern: “Do ta marr edhe me biçikletën time”...

Trajneri bavarez nuk e fsheh admirimin e tij për sulmuesin francez

13 Nëntor 2023, 11:46 Nga DOSJA
Tuchel e dëshiron Mbappen te Bayern: “Do ta marr edhe me

GJERMANI - Thomas Tuchel nuk e fsheh admirimin e tij për Kylian Mbappé dhe i pyetur për mundësinë që francezi të shkojë te Bayern Munich, trajneri gjerman i bavarezëve shfaqet disi euforik.

“A dua të nënshkruaj me Kylian Mbappé? Po, po, ai do të luajë me ne, kjo është e sigurt...”,- thotë trajneri duke qeshur. "Kylian është Kylian, është i jashtëzakonshëm. Ai është shumë inteligjent dhe ne kemi një marrëdhënie të mirë. Nëse do të vijë, do ta marr me biçikletën time",- shtoi trajneri. 

Kujtojmë që Tuchel ka punuar me francezin në Paris, mes viteve 2018 dhe 2020, kur ai drejtonte PSG-në.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll