Sport

Pochettino i kërkon falje Guardiolës, pas barazimit “të pabesueshëm” 4-4!...

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino i ka kërkuar falje Pep Guardiolës dhe gjyqtarit Anthony Taylor, pas reagimit të tij të furishëm pas barazimit 4-4 të Chelseat me Manchester Cityn në Premier League.

13 Nëntor 2023, 10:38 Nga DOSJA
Pochettino i kërkon falje Guardiolës, pas barazimit “të

ANGLI - Trajneri argjentinas, i tërbuar pas ndeshjes, pasi u ankua për minutat e pakta që gjyqtari akordoi në kohën shtesë, pranon se e "kapërceu kufirin" dhe se sjellja e tij "nuk ishte një imazh i mirë".

Chelsea, i cili doli nga prapa tre herë në “Stamford Bridge”, arriti barazimin në fund, falë një goli me penallti, të shënuar nga Cole Palmer në kohën e shtesë.

Në minutën e 101-të Anthony Taylor fishkëlleu fundin e lojës, kur Marc Cucurella ishte duke udhëhequr një sulm dhe Sterling ishte në gjendje të mirë për të pasur një mundësi shënimi, duke e zemëruar Pochettinon.

Trajneri argjentinas iu afrua gjyqtarëve dhe u desh të frenohej nga stafi i tij stërvitor. “Duhet t'i kërkoj falje Anthony Taylor, gjyqtarëve dhe gjyqtarit të katërt... Në atë moment, ndjeva se ndoshta Raheem Sterling mund të dilte dhe të shënonte të pestin”,- tha i penduari Pochettino.

"Meritoj të qortohem sepse e kalova kufirin. Kjo lloj sjelljeje nuk është një imazh i mirë për mua dhe për futbollin,"- pranoi trajneri 51-vjeçar argjentinas nga Murphy, (Santa Fe).

Pochettino i ka kërkuar falje gjithashtu edhe trajnerit të Manchester Cityt: “Dua t'i kërkoj falje edhe Guardiolës”. Guardiola, i cili po priste që Pochettino ta përshëndeste, në fund u tërhoq në dhomat e zhveshjes pa mundur ta bëjë këtë. Gjithsesi, spanjoli e justifikoi kolegun e tij: “Nuk ka problem, është mirë. Emocione, më ndodh ndonjëherë edhe mua”.

Në lidhje me barazimin spektakolar 4-4 mes Chelsea dhe Manchester City, trajneri Mauricio Pochettino theksoi se "ndeshja ishte e pabesueshme, prandaj Premier League është liga më e pabesueshme në botë. Të gjithë duan të marrin pjesë në ndeshje të pabesueshme".

Nga ana e tij, Guardiola theksoi, se "nëse prisni që të gjithë të vijnë këtu dhe të fitojnë 0-7, atëherë e keni gabim. A e dini se çfarë ka bërë Chelsea për të ndërtuar këtë ekip? Në të kaluarën, ishte City që e bëri këtë.

Shikoni çfarë ka bërë Chelsea për të krijuar atë ekip fantastik? Pra është normale. Nuk mund të prisja një lojë tjetër, por ishim afër fitores, por ky është futbolli.

"Chelsea në “Stamford Bridge” ka qenë gjithmonë e vështirë, që kur erdha në këtë vend, që kur isha në Barcelonë, te Bayern Munich. Është gjithmonë shumë e vështirë. Pra, pse të mos i japim meritat Chelseat?",- deklaroi trajneri spanjoll.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll