Sport

Cesc Fabregas, trajner i përkohshëm i Como-s në Serinë B italiane...

Ish-ndërkombëtari spanjol Cesc Fabregas do të debutojë si trajner në krye të Como, një klub në kategorinë e dytë të futbollit italian.

13 Nëntor 2023, 14:53 Nga DOSJA
Cesc Fabregas, trajner i përkohshëm i Como-s në Serinë B

ITALI - Skuadra e Comos, e gjashta në renditjen e Serisë B italiane, pasi shkarkoi Moreno Longo, trajnerin e saj që nga shtatori 2022, ka vendosur t'i besojë, të paktën për një kohë, përgjegjësinë për ekipin ish-ndërkombëtarit spanjol Cesc Fabregas.

“Pas disa muajsh reflektimi strategjik, bordi i drejtorëve vendosi që një ndryshim dinamike ishte gjëja më e mirë për klubin”,- shpjegon klubi Lombard, i drejtuar nga ish-ndërkombëtari anglez Dennis Wise, në një deklaratë për shtyp. 

Fabregas, i cili kishte qenë në krye të ekipit rezervë që nga gushti, u emërua në mënyrë të përkohshme, "në pritje të emërimit të një trajneri në të ardhmen e afërt". Como është tetë pikë prapa liderit Parma.

Fabregas, 36 vjeç, ka veshur fanelat e Arsenalit (2004-2011), Barcelonës (2011-2014), Chelsea (2014-2019) dhe Monacos (2019-2022) gjatë karrierës së tij, përpara se ta mbyllte karrierën në Como sezonin e kaluar. I përzgjedhur 110 herë për ekipin kombëtar spanjol, ai fitoi dy tituj evropianë me ‘La Roja’ (2008, 2012) dhe Kupën e Botës 2010.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll