Sport

Pep Guardiola, pas Chelsea-City: “Publicitet i mirë për Premier League”

“Unë mendoj se Chelsea po ndërton diçka të re me shumë lojtarë të rinj”

13 Nëntor 2023, 07:30 Nga DOSJA
Pep Guardiola, pas Chelsea-City: “Publicitet i mirë për Premier

ANGLI - Në fund të një ndeshjeje krejtësisht të çmendur, Chelsea - Manchester City, që përfundoi në barazim (4-4) këtë të diel në “Stamford Bridge”, trajneri “Qytetarëve” Pep Guardiola, u shpreh se ky takim promovoi qartë kampionatin anglez.

“Mund të ishte më mire, por mund të ishte edhe më keq. Ishte një ndeshje e ngushtë. Ne kishim momentet tona, ata të tyret. Ata e nisën më mirë, duke luajtur në shtëpi. Në çdo rast, është një publicitet i mirë për Premier League. Unë mendoj se Chelsea po ndërton diçka të re me shumë lojtarë të rinj. Ndoshta rezultatet në fillim të sezonit nuk ishin të mira, por ata po luajnë shumë mirë tani.

Kur ishte 2-3, kishim tranzicionet që... mund ta vrisnim ndeshjen, sepse në këtë lloj ndeshjeje, në 30 minuta për të përfunduar, mund të ndodhin shumë gjëra. Ne ishim me fat me një devijim që na lejoi të kryesonim 3-4. Pastaj nuk morëm vendimet e duhura, kështu është. Për momentin, mendoj se rezultati është i drejtë. Të dyja skuadrat luajtën për të fituar”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll