VIDEO / Vërshëllehet himni izraelit në stadium gjatë ndeshjes Kosovë-Izrael!
KOSOVE - Tifozët shqiptarë kanë ofenduar himnin kombëtar të Izraelit në fillim të ndeshjes mes Kosovës dhe&nbs...
“Dardanët” kanë marrë një fitore të vështirë në “Fadil Vokrri”.
KOSOVE - Përfaqësuesja e Kosovës ka mposhtur Izraelin me rezultat 1-0 në ndeshjen e fazës kualifikuese për “Euro 2024”, të zhvilluar të dielën në "Fadil Vokrri" të Prishtinës.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Milot Rashica në minutën e 41-të. “Dardanët” patën edhe disa raste të mira shënimi por që nuk u konkretizuan.
Gjithsesi, kjo fitore shërben vetëm për statistika për Kosovën, pasi kualifikimi, edhe pse matematika e lejon, është shumë larg.
Megjithatë, suksesi i së dielës shërben për ngritjen e moralit në ambientin dardan, por në atë izraelit vjen si ‘bombë’ pasi ëndrrat për kualifikimin në Euro 2024 kanë marrë një goditje të madhe.
Me këtë fitore, Kosova është në vendin e katërt me 10 pikë, një më pak se Izraeli, ndërsa grupin "I" e kryeson Romania me 16 pikë, e ndjekur nga Zvicra me 15 pikë.
Në anonimitetin e Budapestit në Hungari, larg atmosferës së mbinxehur të Tel Avivit, Izraeli do të "presi" Zvicrën (e mërkurë) dhe Rumaninë (e shtunë), dy të parat në Grupin I, përpara një udhëtimi të fundit në Andorra më 21 nëntor.
B.T (Dosja.al)
KOSOVE - Tifozët shqiptarë kanë ofenduar himnin kombëtar të Izraelit në fillim të ndeshjes mes Kosovës dhe&nbs...
Fadil Vokrri KOSOVË- Kosova është duke u përballur me Izraelin këtë mbrëmje në një ndeshje kualifikuese pë...
TIRANE - Mesditën e djeshme në ndeshjen e Kategorisë së Parë mes Apolonisë dhe Vorës, ku skuadra fierake ka fituar me fitore ...
FIER - Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Fierit, pasi ditën e djeshme pas përfunditmit të ndes...
TIRANE - Ndarja nga jeta e Raphael Dwamenas ka tronditur të gjithë. Një arrest kardiak i mori jetën 28-vjeçarit, i cili mbylli syt&...
GUATEMALA - “Çmenduri” me Lionel Messin në Guatemalë. Futbollisti argjentinas u transferua te Inter Miami ...
TURQI - Odise Roshi ka qenë vendimtar në përballjen e sotme të Sakariasporit kundër Bolusporit. Ekipi i lojtarit fierak ka fituar me s...
ANGLI - Chelsea-Manchester City është super sfida e javës së 12-të në Premier League, takim që nis në orën 17:30 ...
SPANJE - Këtë të dielë, Real Madridi shkarkoi Niko Mihic, kreun e departamentit mjekësor të klubit ‘los blancos&r...
ITALI - Pikërisht si sot 13 vite më parë u luajt derbi i famshëm i Milanos në të cilin golashënuesi i njohur suedez Zl...