Aktualitet

Akuzohet për ngacmimin seksual të minorenes, 59-vjeçari lihet në burg, Sala: Nuk e njoh familjen e tyre

Anesti Sala nuk ka pranuar në sallën e gjyqit që ka ngacmuar seksualisht të miturën, duke u shprehur para trupin gjykues që nuk e njeh këtë familje.

13 Nëntor 2023, 10:34 Nga A.B
Akuzohet për ngacmimin seksual të minorenes, 59-vjeçari lihet
Gjykata

KORÇË- Lihet në masën e sigurisë 'arrest me burg' 59-vjeçari që ngacmoi seksualisht 12 vjeçaren në Pojan. Anesti Sala nuk ka pranuar në sallën e gjyqit që ka ngacmuar seksualisht të miturën, duke u shprehur para trupin gjykues që nuk e njeh këtë familje.

Ai ka deklaruar se është ndeshur me to në një moment të vetëm kur kanë pasur një debat që sipas tij edhe ky debat është zhvilluar në gjendje të dehur. 

Nga ana tjetër, familjarët e 12-vjeçares kanë pohuar se janë konfliktuar me 59-vjeçarin por për arsye të ngacmimit të vazhdueshëm dhe përndjekjes së të miturës./Dosja.al

anesti sala

Sondazh

Poll